Me solemnitet ushtarak sot në kazermën “Ilinden” në Shkup do të shënohet Dita e batalionit inxhinierik të përbërjes së Brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike (bpmk) të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM).

Në solemnitetin, i cili është pjesë e aktiviteteve për shënimin e 25-vjetorit të formimit të ARM-së, në pajtim me protokollin ushtarak, do të mbahet rreshtim i njësitit dhe fjalime rasti si dhe do të ndahen masa stimuluese.

Me vendimin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe Komandant Suprem të forcave ajrore, si ditë e batalionit inxhinierik është caktuar 13 nëntori, si datë e shënimit historik për ARM-në. Batalioni inxhinierik është bartës i traditave të formimit të brigadës inxhinierike në kuadër të Shtabit kryesor të Luftës nacionalçlirimitare dhe Aradheve partizane në Maqedoni.

Batalioni inxhinierik vitin e kaluar u dekorua me Dekoratën për merita ushtarake nga Komandanti Suprem i ARM-së, për kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë dhe për mbështetjen e pandërprerë të popullatës civile.