Ide dhe propozime për përmirësimin e selektimit primar dhe dërgimin e mbeturinave prej amvisërive në Shkup qytetarët mund t’i dorëzojnë në Qendrën për inovacione “Skopje Lab”.

Për këtë qëllim Skopje lab organizon katër punëtori, prej të cilave njëra sot në Shkup. Tri të radhës janë më datë 17, 27 dhe 30 zë këtij muaji.

Në këtë fazë do të marrin pjesë përfaqësues të komunitetit rom – mbledhës joformal të mbeturinave, Qyteti i Shkupit, NP Higjiena Komunale, Pakomak, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencia për Ushqim dhe Veterineri, Deponia Drislla, organizatat e shoqërisë civile dhe disa kompani private të cilat punojnë në grumbullimin e mbeturinave duke i përfshirë edhe mbeturinat elektronike si dhe qytetarë.

Pilot projekti për ballafaqim me problemin me mbeturinat në Shkup është me iniciativë të Skopje Lab si rezultat i hulumtimit afatgjatë të problemeve me të cilat ballafaqohet Qyteti i Shkupit. Projekti është me ndihmën e Programit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Qytetin e Shkupit.