Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm dhe njëkohësisht zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, ka thënë sot se “Përdorimi i forcës për të penguar ministrat turq të cilët do të zhvillonin një takim demokratik, është një ditë e zezë për demokracinë e Europës”, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Kalın ka reaguar në llogarinë e tij në Twitter, në lidhje me pengimin e ministres turke.

“Turp për qeverinë holandeze e cila dëmtoi marrëdhëniet e vjetra turko-holandeze duke iu nënshtruar fashistëve dhe racistëve. Pas pak ditësh do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Holandë. Dje në mbrëmje pamë qartë që Geert Wilders është në pushtet. Përdorimi i forcës për të penguar ministrat turq të cilët do të zhvillonin një takim demokratik, është një ditë e zezë për demokracinë e Europës”, shkruan Kalın.