Dizajnerët profesionalë kanë disa këshilla të thjeshta se si duhet ta transformoni shtëpinë tuaj në një copë artë brenda një kohe shumë të shkurtë dhe me një çmim të volitshëm.

Telegrafi ju sjell këto truqe të dizajnerëve:

Muret e theksuara
Për ta bërë dhomën emocionuese dhe shumëngjyrëshe, nuk është e domosdoshme ta ngjyrosni secilin mur. Thjesht ngjyroseni njërin mur ose dekorojeni me panele druri.

Mobilet transparente
Ky truk funksionon në veçanti për apartamentet e vogla sepse mobilet transparente e krijojnë iluzionin e një hapësire më të madhe, e gjithashtu i shtojnë dritë dizajnit të enterierit.

Lulet
Lulet ia sjellin hijeshinë edhe dizajneve më të dobëta dhe në mënyrë drastike e përmirësojnë ajrin në dhomë. Ato mund t’i vendosni në kënde të ndryshme ose thjesht t’i vendosni të gjitha në një vend.

Karriget e ndryshme
Posedimi i karrigeve identike në tavolinën e darkës i përket të kaluarës. Dekoratorët tani sugjerojnë të inkorporoni karrige të ndryshme në dizajn të njëjtë.