Një qytetarë nga Shtipi është pjesë e vjedhjes më të madhe online në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

28 vjeçari Marko Leopard akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale që ka kryer vjedhje indentiteti, të kartelave kreditore, informatave financiare dhe bankare, që kanë arritur të përfitojnë 530 milionë dollarë, në mënyrë të paligjshme

Udhëheqësi i grupit Infraud është nga Ukraina, ndërsa pjesë të tij janë edhe hakerë nga Pakistani, Anglia, Egjipti, Kosova, Australia, moldavia, Amerika dhe Maqedonia.

Sipas Alfa TV, Marko nga Shtipi, me nofkën leopard.mk është bashkuar me këtë grup në vitin 2011, një vit pas themelimit. Ai është arrestuar jashtë Maqedonisë. Familja e tij konsideron se bëhet fjalë për gabim dhe dezinformatë administrative. /Telegrafi/