Ali Ahmeti e Hazbi Lika kanë ndarë mirënjohje për ish-luftëtarë dhe familjarë të tyre që ndihmuan UÇK e Kosovës. Ngjarja e mirënjohjeve është mbajtur sot pas dite në komunën e Tetovës.

Mirënjohje janë ndarë për ish luftëtarët e UÇK dhe familjarët e dëshmorëve të cilët kanë qenë pjesëmarrës në luftën e Kosovës.

Por një mirënjohje e tillë nuk i është dhën familjes së Fadil Rufatit nga Tetova i cili ra dëshmor në vitin 2001. I njëjti luftëtar ka qenë pjesmarrë edhe në luftën e Kosovës në vitin 1999 në rajonin e Prizrenit. Për këtë ka reaguar djali i tij Avni Rufati i cili kërkooi nga portali Shqipmedia të paraqesë zhgënjimin që familja e tij ka marrë sot nga Ali Ahmeti.