Djali i kryeministrit të parë të Maqedonisë në burg për 26 muaj!

Djali i kryeministrit të parë të Maqedonisë, Nikolla Kljusev, psikiatri Ljudimil Kljusev është dënuar me 26 muaj burg dhe me 17.500 dollarë amerikan për posedim pa leje të narkotikëve.

Kljusev është dënuar në Hartford gjithashtu është dënuar edhe për lëshimin e vërtetimeve të rrejshme për sigurim shëndetësor.

Ai u kap me lëndë narkotikë më 12 nëntor të vitit 2015 me preteksin se pacientëve ju ka shkruar vërtetime për qetësues, ndërsa ata i kanë paguar në dorë paratë për këtë mundësi. /Telegrafi/