Shkruan:QenanMiq të dashur,

Dje më 5 qershor ishin të përcaktuara por nuk u mbajtën zgjedhjet e jashtzakonshme parlamentare. Për këtë ditë edhe pse mbajtja u betonua dhe armua por gjithë ajo u demontua pa dinamit !

Dje më 5 qershor ishte dita e Themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, parti e vetëshpallur si trashigimtare dhe pasardhëse e ish UÇK. 

Ishte 14 vjetori i themelimit por nuk pati eveniment të organizuar. Mirë e kishte një opinionistë se BDI po sillet si femrat ,sa më shumë që po plaket i fshehën vitet. Pati vetëm një komunike, si rëndom stereotipe dhe me diskurs propagandues dhe mashtrues.

Dje më 5 qershor, kanë ndodhur edhe shumë gjëra në botë, me 5 qershor ndonëse mund të ketë edhe shum ngjarje për tu shënuar e që kanë ndodhur në historinë e njerëzimit.

Dje më 5 qershor ,,Revulucioni i larmë,, akoma bojadisë objektet qeveritare,shumica po gjobiten për bojadisjen,pushtetit parat nga gjobat nuk do ti dalin për shlyerjen e ngjyrave nga revulucioni, por do të kreditojë për këtë punë kuptohet nga jashtë.

Unë dje edhe kisha haruar se është dashur të mbahen zgjedhje në këtë vendë, por isha në ngushllime tek një akraba i imi, mbase me retorikë të ëmbël shpreha ngushëllimet për fisniken që kishte ndëruar jetë, nuk ishte e mundur të mos kisha ndonjë pyetje për politikën dhe për hajdutët në pushtet.

Një djalosh i mprehtë dhe dashamirë i imi i thyer në zemër më pyeti, xhaxhi qenan a po të kërcnohen për opinionet e juaja, ju lutem se është kohë e pa kohë. Por ky djalosh jurist me vokacion ishte i mprehtë ai admironte argumentet por ne lavdëronim edhe ca punë të mira por ata janë fatkeqësishtë shum pak punë dhe punë të cilat janë obligime rutinore për çdo pushtet.

Pyetje e tijë thënë sinqerisht më bëri pak shqetësim, sepse unë i di dhe i kam përjetuar kërcnimet, por ajo që më erdhi keq se si ky pushtet imponoi këtë frymë denigruese që të ketë frikë dhe në mendjen e një kuadri 26 vjeçar të mbisundoj koncepti i shantazhimeve dhe kërcnimeve që po ushtron ky pushtet autoritarë.

Por sot është 6 qershorë dita e parë e Muajtë të Shenjtë të Ramazanit, zgjedhjet nuk u mbajtën, Ukraina nuk ndodhi, por të shohim se çka do të ndodhë së shpejti . DHE

Sonte më 6 qershor të ndjekim se çka thotë Vasko Eftov në emisionin e tij ,,Në qendër,, dhe çka do të na thotë Çavkov ministri i Punëve të Brendshme.

Unë mendimin e lirë nuk do ta ndali, nëse dikush provon këtë ta bëjë me forcë unë nuk jam i gjithfuqishëm, por do ta provojë.