bdi cair

Mbrëmë në mbledhjen e mbajtur në degën e Çairit ka pasur përplasje mes anëtarëve të kësaj dege, mëson portali TetovaSot. Shtohen zërat në opinion se BDI-ja do të largojë Beqir Asanin, duke e zëvëndësuar, përshkak se janë gati të shpërthejnë pakënaqësitë nga anëtarët e kësaj partie. Sipas “muhabeteve të Çarshisë”, Beqa dhe Mexhiti kontrollojnë çdo gjë që “lëviz” në Çair. Tashmë aktivistët që kanë kuptuar lojën e BDI-së të tipit: “fol për Nato dhe Bruksel, bëj biznes me maqedonasit”, nuk po i tolerojnë këto manipulime.

Përplasjet thuhet se do të lëkundin edhe pozitën e Izet Mexhitit përshkak se ai vendos krye më vete dhe pa konsultuar asnjë anëtar të partisë. Kështu ka ndodhur edhe përpara 1 muaji, kur Mexhiti emëron Driton Kuçin ministër të Ekonomisë në vend të Bekim Nezirit. 

“BDI-ja në Çair ka qenë një BDI e kontrolluar nga ky klan dhe nuk kanë pasur mundësi të marin frymë lirshëm anëtarët e kësaj dege, nuk ke mundur të shprehesh lirshëm për disa pakënaqësi çdo gjë është vendosur sipas dyshes Beqir Asani -Izet Mexhiti, ka thënë njëri nga anëtarët e BDI-së dega në Çair.

Ndryshe ditë më parë u tha se Beqir Asani dhe Izet Mexhiti i kanë prishur raportet, por nuk dihen arsyet se cilat janë shkaqet, ulja e rejtingut të BDI-së apo në pyetje janë interesa biznesore.

Nga BDI nuk asgjë zyrtare rreth kësaj përplasje në degën e Çairit.