Truri i njeriut është një univers në vete. Më poshtë keni disa nga faktet më interesante të këtij ‘universi’. 

Truri i njeriut konsumon 20% oksigjen në gjakun tonë dhe 25% glukozë (sheqer) që qarkullon në gjak.

Në trurin tonë ndodhen afërsisht 100 miliardë neurone, por ata përbëjnë vetëm 10% të trurit. 75 % është ujë.

Truri juaj është në gjendje të ketë më shumë ide, nga sa ka atome në Univers!

Truri prodhon energji elektrike aq të fortë, sa të ndezë një llampë nga 10 deri në 23 vatëshe.

Truri i një të rrituri peshon mesatarisht 1.3-1.4 kg.

Madhësia dhe pesha nuk kanë asnjë lidhje me koficientin e inteligjencës

Kur ndërpritet prurja e gjakut në tru, ai e humbet vetëdijen pas 8-10 sekondash.

Truri mund të mbijetojë 4-6 minuta pa oksigjen.

Gjatë vitit të parë të jetës, truri i të sapolindurve trefishohet në madhësi.

Studimet tregojnë se 50-70% e dhimbjes fizike shkaktohet nga asgjë më shumë se një mendje e sëmurë (stres).

Truri nuk ka receptorë dhimbjeje e si pasojë ai nuk mund ta ndiejë dhimbjen.

Truri është më aktiv kur ju flini gjumë.

Po kështu njerëzit me koficient më të lartë inteligjence ëndërrojnë më shumë.

Shumë studime kanë konkluduar se truri ynë krijon kujtime false.

Truri juaj mund të krijojë një ngjarje në fëmijëri që në fakt nuk ka ndodhur.

E qeshura vë në lëvizje pesë rajone të ndryshme të trurit.

Pjesa e majtë e trurit kontrollon anën e djathtë të trupit, ndërsa pjesa e djathtë kontrollon anën e majtë.

Një tru i shëndetshëm nuk e humbet kurrë aftësinë për të mësuar.

Studimet kanë treguar se hipokampusi, pjesa që lidhet me vetëdijen pamore-hapësinore, është më i zhvilluar tek taksixhinjtë e Londrës se sa tek njerëzit e tjerë. Taksixhinjve u kërkohet të mësojnë cdo rrugë në Londër para se të marin Licencën. Ata kalojnë muaj apo vite të tërë duke u përpjekur t’i memorizojnë të gjithë rrugët.

Ka disa “neurone pasqyrë” në tru dhe ata janë arsyeja përse ne gogësijmë, kur shohim të tjerë që gogësijnë përreth nesh.

Shkencëtarët besojnë se këta neurone specifike janë përgjegjës për ndjenjën e përgjithshme të dhembshurisë ndaj të tjerëve.

Kokaina aktivizon qendrën e kënaqësisë në tru dhe cliron dopaminë dhe serotoninë, të cilat të bëjnë të lumtur.

Kjo qendër aktivizohet edhe kur ndihmoni njerëz që janë në nevojë.

Sa herë që kujtoni dicka apo keni një mendim të ri, ju krijoni një lidhje të re në tru.

Ndërkohë që truri i elefantëve është fizikisht më i madh se sa i njerëzve, truri i njeriut zë 2% të peshës totale të trupit (krahasyar me vetëm 0.15% të trupit që zë truri i elefantëve), që do të thotë se njerëzit kanë trurin më të madh në raport me përmasat e trupit.

Studime të shumta shkencore kanë konkluduar se nëse u lexojmë me zë të lartë fëmijëve dhe u flasim atyre, shpesh herë kontribuojmë për zhvillimin domethënës të trurit të tyre.