Ndryshimet kadrovike në Qeveri, të iniciuara nga Bashkimi Demokratik për Integrim, mes tjerash, parashohin Bashkim Ahmetin në krye të Ministrisë së Ekologjisë. Para kësaj, ai ka qenë në krye të Agjencisë për menaxhimin e pronës së konfiskuar, por në opinion, më tepër është i njohur për veprimet e tij më 20 janar, pak ditë para inaugurimin të shtatores së Isa Boletinit në Saraj.

“Kjo, nuk guxon të bëhët! 170 persona në familjet tonë, asnjë i punësuar. I keni kërkuar nga 3000-4000 euro për një punësim. Kjo nuk bën të bëhët kyçe, sepse këtu do të ishte….. Vetëm pak, prisni! 170 veta, asnjë i punësuar. Asnjëher nuk guxon të vendoset ky bust, kurr kryetarë! 170 veta, nga 5000 euro mi keni kërkuar për të punësuar motrën. A e dini këtë punë?! Të shtunën mos gaboni të vini sepse…. Ik ë, largohu! Parë kërkojnë për punësim, duke e votuar çdo vit! Asnjëherë në jetë më nuk do të….Të lutem Ekrem! Nga 3000 euro nga 5000 euro po i kërkoni këtu…. Boll më…”, pati thënë Ali Jusufi.

Ishte pikërisht Bashkim Ahmeti ai që e tërhoqi qytetarin Ali Jusufi, dhe nuk i la hapësirë që të shpreh brengën e tij. Për më tepër, për arsye të panjohura, Ali Jusufi ditën e nesërme tërhoqi fjalët e tij.

Bashkim Ahmeti dhe shtatë të tjerë, përbëjnë formacionin e ri të ministrave dhe zv/ministrave të propozuar nga BDI në Qeverinë e Maqedonisë.