Ambasadori ShBA-ve në Shkup, Xhes Bejli deklaroi sot se, në Maqedoni duhet që të mbahen zgjedhjet kredibile, të mundësohen reformat mediale, si dhe të përkrahet puna e Prokurorisë Speciale Publike.

Diplomati amerikan theksoi se, përskaj cështjeve të lartëpërmendura Maqedonia duhet të punoj edhe në fushën e sundimit të ligjit dhe liritë demokratike.

“Këto kushte nuk duhet që të plotësohen në mënyrë gjysmake, por të plotë. Ndryshe Maqedonia mund që ta humb përkrahjen e SHBA-ve dhe vendeve tjera anëtare të NATO-s.

Ambasadori Bejli nuk e harroi edhe çështjen e emrit. Sfera tjetër ku pritet një hap para është edhe zgjidhja e kontestit të emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Bejli vlerëson se ka shpresa që pasi që u rinovuan kontaktet midis dy qeverive dhe tash është koha më e mirë për zgjidhjen e kontestit të emrit. SHBA-të dhe Kombet e Bashkuara janë të përgatitura që të afrojnë ndihmë.