Nijazi Muhamedi

Në një analizë speciale dërguar Unionit Europian, specialisti franko-grek i gjeopolitikës, Georges PREVELAKIS kërkon që të legjitimohet, me “mirëkuptim europian” neohelenizmi grek (që tash ka hyrë në aleancë me neosllavizmin në komedinë gjeopolitike rreth “emrit” të Maqedonisë,-shënimi ynë), për ta “mbrojtur” veten nga “kërcënimi” që i vjen nga Shqipëria dhe shqiptarët në Maqedoni që e mbështesin atë.

Unë them që pikërisht e ka gjetur dhe do jemi ne shqiptarët në Maqedoni, ne zotëri populli i vendit të vet dhe mbrojtës i Shqipërisë, që do t’ia çojmë për lesh këtë komedi “gjeopolitike” neohelenisto-neosllave të tyre që e luajnë në shesh shqiptar..!