Vezët në mëngjes janë një prej ushqimeve më të këshillueshme prej dietologëve. Ato ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë, dhe mbi të gjitha kanë shumë proteina dhe yndyrna të ngopura të cilat i duhen trupit. Konsumi i tyre nxit metabolizmin të veprojë më shpejtë, dhe gjithashtu përgatiten lehtësisht.

Mirëpo sipas dietologëve, mjafton që vezëve tuaja t’i shtoni pakëz piper të kuq, dhe do ndihmoni veten të bjerë nga pesha. Kombimini i piperit me vezën, nxit punën e metabolizmit 30 minuta fill pasi e keni konsumuar. Gjithashtu fakti që piperi është pikant, bën që ju të digjni kalori edhe më shpejtë. Nuk humbisni gjë nëse e provoni.