LSDM në platformën e saj ka paraparë që me formimin e qeverisë së re të tërheqë dhe largojë nga përdorimi ligjin e taksës radiodifuzive e cila vazhdimisht ju bllokon llogaritë mijëra qytetarëve.

Pas ndryshimeve LSDM do të tërheqë vendimin që qytetarët të mos paguajnë këto taksa dhe shpenzime shtesë të cilat ju bllokojnë llogaritë, ndërkohë që theksojnë më tej se edhe dënimet do të ulen për 50%.