Nuk kanë qenë të pakta komentet që e kanë shoqëruar spotin e fundit provokues të gazetares së Supersportit, Ilda Bejleri, në prag të festës së Shën Valentinit. Moderatorja e njohur e Digitalb guxoi më shumë se çdo herë tjetër duke provokuar publikun me skena sensuale e provokuese me ato të filmit të famshëm “Fifty Shades Darker”. Por meraku i të gjithëve: si e kanë pritur prindërit këtë guxim të Ildës? A ishin dakord ata që vajza e tyre të vinte kaq provokuese? Me sa duket, për prindërit është gjithmonë e sikletshme dhe, në jo pak raste, atyre u duhet të përtypen.

Kështu ka ndodhur edhe me prindërit e Ildës, të cilët, fillimisht nuk e kanë pritur mirë, por më vonë janë përpjekur të kuptojnë. Kështu tregon Ilda në një lidhje në Instalive, ku ka treguar se prindërit kanë qenë kritikë për spotin: “Pasi i binda, e kuptuan. Unë u thashë se jam një personazh i njohur i ekranit dhe publikut duhet t’i japësh atë që do. Një nga kritikët ishte mami që më tha “si do dalë babi poshtë tek llotot”  – tregon ajo me të qeshur duke shtuar se babi i saj i ka shumë qejf skedinat… Edhe Ilda, atij i ka ngjarë.