Në edicionin e djeshëm të emisionit “Kod” me Snezhana Lupevska, janë zbuluar një i numër i madh i detajeve, duke nxjerrë në pah se terroristët kanë transferuar armët nga Otla në ‘Lagjen e Trimave’ pa i vërejtur ata askush me automjetin e Ndihmës së shpejtë, përcjell Fol.

Sipas të dhënave të paraqitura në emisionin “Kod”, grupi terrorist kanë marrë një njoftim që forcat speciale të Maqedonisë, të përgatitur mirë, do t’i sulmojnë në Otlë, me pozicion në kodrat mbi fshat. Ata morën udhëzime për të ndryshuar menjëherë vendndodhjen e tyre, madje me një automjet shtetëror, domethënë me një automjet të Ndihmës së shpejtë të Kumanovës, për tu zhvendosur në qytet, në vendbanimin e Lagjja e Trimave. Nuk dihet se kush ua ka transmetuar këtë informacion terroristëve, ndërsa nuk dihet as numri aktual i grupit.

Para ‘Lagjes së Trimave’ udhëheqësit e grupit, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, ishin në Zvicër dhe në Republikën Çeke. Ndrecaj ka udhëtuar me pasaportën e Maqedonisë, por me identitet të rremë, domethënë me emrin Bekim Rexhipi. Në pasaportë ishte fotografia e tij. Ndrecaj dhe Rizaj në vitin 2009 ishin në Maqedoni, domethënë në Strugë, ku në atë kohë janë mbajtur zgjedhjet lokale. Një nga kandidatët për kryetarë në Strugës, Fiat Canovski, u ankua se ai kishte marrë kërcënime të vazhdueshme, ndërsa burimet e ‘Kod’ thonë se këta dy persona qëndronin në një apartament pranë Ramstor në Shkup edhe atë përpara zgjedhjeve.

Pas zgjedhjeve, më 10 prill, Ndrecaj dhe Rizaj, janë larguar dhe askush tjetër nuk i ka pa.

Në opinion gjithashtu u raportua informacioni se marrëveshja ishte rënë dakord në Republikën Çeke dhe nëZvicër. Ndrecaj dhe Rizaj janë takuar me biznesmenë shqiptar në Republikën Çeke, një mik i politikanëve nga Maqedonia, përcjell Fol.

‘Kod’ shton se shtabi i cili ka udhëhequr operacionin policor në ‘Lagjen e Trimave’ përbëhej nga Gruevski, Mijallkov, Çavkov, Jankullovska dhe Gruevski. Telefoni i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski gjithë kohën po cingëronte, e kanë kërkuar ambasadorët dhe zyrtarët e shtetit, por thirrjeve u është përgjigjur shefi i kabinetit, Martin Protogjer. Mijallkov disa herë është tërhequr nga dhoma dhe ka biseduar në telefon privatisht.

Pas hetimit, në mesin e armëve të përdorura nga terroristët, është gjetur gjithashtu një pushkë e quajtur “Kalashnikov zviceran”. Sipas ligjit zviceran, kjo pushkë nuk duhet të shitet në disa vende të Ballkanit, duke përfshirë Maqedoninë dhe Kosovën. Redaksia e ‘Kod’ kërkoi nga kompania përgjigje për prodhimin e këtyre pushkëve, për kë janë prodhuar dhe kujt i janë shitir këto pjesë të armëve, por nuk kanë arritur përgjigje. /Fol/