Ditëve të fundit gjithnjë e më shumë lansohen informata dhe lajme nga “zyrtarë” partiak të BDI-së dhe portale të afërta, se deputetët e BDI mund ta mos e votojnë Ministrin e Shëndetësisë të propozuar nga ASH.

Madje “arsyeja” banale e cila është po aq qesharake se na qenka zemruar Ali Ahmeti, për akuzat e Ziadin Selës të cilat deklarata si zakonisht u nxorën nga konteksti për ngjarjet e 27 Prillit, i cili e krahasoi likuidim politik, qe u mundua ta bej Ahmeti duke u bërë me të gjith bashkë madje edhe me Menduh Thacin për Strugën , me ate të eliminin fizik qe tentoi ta bëjë VMRO-ja dhe i njejti nuk u paralajmerua as nga BDI as nga Ali Ahmeti dhe as nuk u parandalua nga ministri i BDI.

E gjithë kjo “arsye” dhe speen medial është qe BDI të tregohet e krekosur dhe ta bëj të fortin para antarësisë dhe militantëve të sajë , në momente kur BDI më nuk mund të thiret në një fitore te komunave, e cila nuk pasqyron verdiktin votues shqiptar.

Një arsye tjetër e “acarrimit” politik të BDI, është koalicioni mes Aleancës dhe BESË-s në nivel republikan dhe fitorja ndaj BDI me votat e përgjithsuara.

Takimi i Ziadin Selës dhe Kryeministri Zaev, i cili vulosi pozicionet e ASH për të vazhduar si pjesë e qeverisë reformuese, dhe përjashtimin e PDSH nga kjo qeveri kuptohet se ka krijuar nervozizëm në BDI, pasi kjo e funditit pa pëlqimin e Kryeministrit Zaev dhe të liderit Ziadin Sela, i kanë premtuar PDSH-së përfshirje në Qeveri, e gjith kjo për ta shpërblyer PDSH për ndihmën që ja dha kandidatëve të BDI për komunën e Tetovës, Tearcës, Strugës.

Kjo logjikë e BDI, dhe bllofi politik i sajë se nuk do votojë Ministrin e ASH, opinionit i kujton një moment të rëndësishëm kur Ziadin Sela, dhe deputetet tjerë votuan Kryeparlamentarin Xhaferi, edhe pse nuk ishte e lehtë aspak një gjë e tillë. Dhe imagjinoni sjelljen fëmirore të BDI-së e cila është larg seriozitetit politik, dhe ndërgjegjies politike.

Do jetë interesante sjellja politike e BDI-së dhe po aq e turpshme nësë provon të bëjë një gjest të tillë, aq më tepër nëse pozita e Ish Ministrit pa resor Ramiz Merko, zëvendësohet nga Lube Boshkovski, dhe imagjinoni, Deputetet e BDI-së votojnë për Lube Boshkovskin, ndërsa nuk do ta votonin Ministrin e ASH, do të ishte vetëvrasje politike për BDI dhe Ali Ahmetin.