Piloti i “Red Bull”-it, Maks Verstapen, ka regjistruar fitoren e radhës në Formula 1 duke qenë më i shpejti në Çmimin e Madh të Kanadasë. Kjo ishte fitorja e gjashtë e 25-vjeçarit në tetë gara të këtij sezoni, ndërsa nw kwtw tw fundit nuk pati konkurrencë reale. Kjo ishte fitorja e 41-të në karrierë për Verstappen, derisa skuderia e Red Bullit regjistroi fitoren e 100-të.

Vendin e dytë e zuri piloti i Aston Martin, Fernando Alonso, derisa në podium u ngjit edhe piloti i Mercedesit, Luis Hamilton.

Holandezi është lider në renditjen e përgjithshme (me 195 pikë), ndërsa ndiqet nga kolegu i tij te “Red Bull”-i, Serhio Perez (126 pikë). Alonso (117 pikë) dhe Hamilton (102 pikë) janë në pozitat tre dhe katër.