Në Maqedoni është shumë rëndë të merret leje për mbajtje të armëve pasi autoritetet thuajse i refuzojnë shumicën e kërkesave nga qytetarët, ndonjëherë pa arsyetim.

 

Ligji për armëmbajtje është shumë rigoroz dhe në termin ‘armë’ përfshihen të gjithë llojet e mjeteve që kanë mjete që plasin dhe që brenda janë të mbushur me gas, lëngje dhe barut.

Sipas ligjit për armëmbajtje që e respekton me shumë vëmendje MPB-ja e Maqedonisë shkruan se armë mund të marrin:
-Persona që duhet të mbrojnë veten dhe pronën, dhe
-Persona që i përdorin armët për gjueti dhe sport

Kushtet bazike për të mbajtur armë sipas MPB-së janë:
-Ka mbi 18 vjeç,
-Nuk ka ndalesa apo përndjekje nga gjykatat,
-Me shëndet është mirë dhe nuk ka ndonjë çrregullim,
-Nuk paraqet rrezik për qytetarët dhe për rrethin ku jeton dhe vepron,
-Ka arsye të fortë për të marrë armë,
-Ka njohuri të përdorjes së armëve,
-Jeton në Maqedoni dhe ka dokumenta zyrtare,

Leja për të mbajtur armë vlen deri në 10 vite kurse për personat e moshuar mbi 65 vjeç leja jepet deri në pesë vite. /