VMRO-DPMNE arriti të sigurojë shumicën e këshilltarëve komunal në komunën e Strumicës, ku deri tani ka qeverisur si kryetar komune Zoran Zaev, kreu i LSDM. VMRO-DPMNE siguroi shumicën pasi që këshilltari i VMRO-Popullore, Meto Vitanov kaloi në radhët e tyre, ashtu që LSDM humbi shumicën në këshillin komunal.
Këshilltarët e VMRO-DPMNE kërkuan mbledhje urgjente të Këshillit për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së kryetarit të komunës, pasi që Zaev ka kaluar në postin e deputetit, pas fitores në zgjedhjet e 11 dhjetorit. (INA)