Pas publikimit të lajmit për bojkot të mësimit nga profesorët e Gjimnazit nga portali fol.mk, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Drejtorisë së Gjimnazit për ta tërhequr të njëjtën.

Me bojktimin e orëve mësimore nga profesorët e Gjimnazit, si pasojë e vendimit të Drejtorisë së kësaj shkolle që orët mësimore të zhvilloheshin në  tre turne, ku qëllimi parësor ishte tu krijohet komoditet 100 nxënësve maqedonas, me çmimin që  400 nxënës shqiptarë ti nxjerr në tur të  tretë.

Ky vedim skandaloz  nuk ka  shpjegim  ndryshe,  përveç    se është çmimi i faturës që nxënësit   shqiptarë të Tetovës duhet ta paguajnë për ”Karriken” e Kryetares Teuta Arifi, që në prag të zgjedhjeve lokale lidhi marrëveshje  me banorët e maqedonas të Tetovës ku njëra nga pikat e kësaj marrëveshje ishte që në këmbim të votave maqedonase  ajo do tu garantojë nxënësve maqedonas  të Gjimnazit të Tetovës turn të veçant të zhvillimit të procesit edukativo arsimorë ndaras  nga  shqiptarët.

Ky skandal i rradhës i shkatërimit të arsimit  , e në veçanti shkatërimit të Gjimnazit të Tetovës , gjimnaz ky që  dikur ishte ndër më të njohurit  në ish sistemin monist, është i qëllimshëm, sepse edhe nuk është hera e parë që tentohet të ” rrënohet” themeli i kësaj shkolle.

Fillimisht  ndarja  e gjimnazit në dy pjesë, pastaj reduktimi i klasave dhe së fundi tentimi për ndarje etnike, sigurisht se nuk janë në frekuencë të njëjtë  me reformat që proklamohen për çdo ditë , kurse nga ana tjetër edhe  transportin  e garantuar falas për nxënësit vazhdojnë ta kepërdorin duke  detyruar nxënësit  që të  paguajnë vetë.     Falë ndërhyrjes së disa profesorëve dhe paralajmërimit të tyre për fillim të grevës , si  dhe për shkak të kontestit kohor   të”Pragëzgjedhjeve” portali fol.mk  nga burime të sigurta brenda  Gjimnazit të Tetovës mëson se  në orët e pasditës   vendimi është tërhequr, dhe se greva e paralajmëruar është ndërprerë.

IMG_20160906_210651

 

© fol.mk