Tre persona të Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit dhe një person nga MPB akuzohen janë zënë me preshë në dorë dhe për këtë rrezikojnë burgun. Bëhet fjalë për keqpërdorim të furnizmit të një pajisje telekomunikimi nga Britania e Madhe me të cilën janë kryer përgjimet e mijëra personave për linjave të komunkimit.

Furnizimi është kryer përmes kompanisë “Finzi DOOEL” në Shkup. Kjo ka të bëjë me dosjen hetimore të Prokurorisë Speciale të quajtur “Thesari”, transmeton FOL.

Sipas Prokurores Speciale, Fatime Fetai, bëhet fjalë për keqpërdorim të 862.045 euro në dëm të shtetit. Ky furnizim sipas saj ka nisur në vitin 2010. Keqpërdorime janë bërë sipas prokurores Fetai edhe me lidhjen e kontratave të dëmshme për mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve, ku janë harxhuar qindra mijëra euro. Prokurorja Fetai tha se bëhet fjalë për keqpërdorim të mjeteve të buxhetit të shtetit. Tre zyrtarët e DSK nga korriku i 2010 deri në fund të 2012, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare kanë porositur pajisjen e përgjimeve përmes kompanisë “Finzi DOOEL” dhe jo si pale juridike. Zyrtarët e DSK i kanë urdhëruar pronarit të kësaj kompanie që të fillojë procedurën për furnizim me këtë pajisje, pa respektuar ligjin për furnizime publike. Personi në këtë rast si pronar i kompanisë nga Prokuroria Speciale përmendet si dëshmitar i saj.

Transaksionet janë kryer edhe përmes kompanisë me të njejtin emër “FINZI SHBA” por  e regjistruar në Qipro. Veprimet kanë vazhduar edhe në vitin 2011 dhe se pronarit të firmës i është thënë se ka nevojë për pajisje shtesë dhe është përgatitur aneks marrëveshje, duke përfshirë edhe marrëveshje për mirëmbajtje.

Sipas Prokurores Fetai, manipulimi ka ndodhur edhe në librat e kontabilitetit ku thuhet se një pjesë e pajisjeve të blera hardverike dhe softverike kanë qenë jofunksionale dhe vlera e tyre është evidentuar me gjithsej: 1 den në muaj, ndërsa nga ana tjetër me aneks marrëveshje për mirëmbajtje janë paguar rreth 30.000 euro në muaj. Për këtë dhe keq përdorimet e tjera, me përgjegjësi do të ngarkohen personat e akuzuar. 

© fol.mk

rasti-thesari-psp