Atletet vetë-lidhëse nga Nike do të dalin në shitje më në fund me 28 nëntor.

Atletet nga Nike janë paralajmruar kohë më parë – ndërsa tani janë realitet dhe do të dalin në shitje në dyqanet e Nike në SHBA nga data 28 nëntor.

HyperAdapt 1.0 do të jenë atletet e mençura të cilat lidhen vet posa të shkelë këmba në tokë me anë të sensorëve.

Ato përveç që janë me teknologji të avancuar – duken edhe mjaft të bukura dhe duket se Nike “e ka goditur në pikë” tregun kësaj rradhe.