Bekim Tateshi i Aleancës për shqiptarët demanton portalet e BDI-së në lidhje me shkrimet e tyre tendencioze , se gjoja nuk ka respektuar vendimin partiak për tu tërhequr nga posti i drejtorit të Klinikës së syve.
Ai në reagimin e tij shprehet se “ca shpirtligë pa turp dhe pa mëshirë vazhdojnë ta kontaminojnë popullatën me lajme të rrejshme dhe qëllimkëqija”…

Në vazhdim reagimi i plotë i doktor Tateshit, përcjellur me një fotografi bashkë me Ziadin Selën:

“Deklaroj publikisht dhe para Zotit se nuk kam devijuar asnjë milimetër, as djathtas e as majtas, nga rruga e trasuar e Aleancës për Shqiptarët dhe nuk ka post politik që mund të më ndaj nga lideri i ardhshëm i shqiptarëve të Maqedonisë, dr.Ziadin Sela, thuhet në reagimin e dr Tateshit.

©fol.mk