Drejtori Zudi Enuzi është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena Komunale, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

“Qyteti i Shkupit, si qytet i bashkëjetesës dhe solidaritetit, nuk guxon të jetë qendër e dhunës dhe përplasjeve me armë zjarri dhe krijimit të tensioneve ndëretnike mes bashkëqytetarëve tanë. Politika po merr vrull dhe në asnjë rast nuk duhet të ndikojë në profesionalizmin e drejtimit të institucioneve.

Pavarësisht menaxhimit të shkëlqyeshëm dhe profesional të ndërmarrjes publike Higjiena Komunale nga Zudi Enuzi, kodi im i etikës nuk e lejon atë të vazhdojë të menaxhojë ndërmarrjen. Për këtë arsye është shkarkuar nga pozita e ekzekutivit”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.