Një skandal i rëndë seksual sërish është duke tronditur Maqedoninë. Në facebook dhe disa rrjete tjera sociale, dje është paraqitur video erotike e një ish ministri shqiptar nga Maqedonia, i incizuar në dhomat e një hoteli në Shkup. Personat që pretendojnë se e kanë parë videon, thonë se aty është incizuar ish ministri duke kryer marrëdhënie jashtëmartesore me një vajzë shumë më të re në moshë.
Ata thonë se hoteli ku ka ndodhur rasti gjendet pas Spitalit të Shtetit në Shkup, respektivisht pas kompleksit të klinikave. Emri i hotelit ndërlidhet me një çezme uji. Ministri është nga radhët e një partie shqiptare në Maqedoni, të formuar pas vitit 2001. Video ka qarkulluar një orë e gjysmë në rrjetet sociale, por pastaj është tërhequr për shkak të përmbajtjes së pahijshme +18. Përveç videos thuhet se dëgjohet edhe zëri. Incizimi është rreth 2 minuta e gjysmë, sa edhe ka zgjatur akti mes ish ministrit dhe dashnores së tij të re.