Dua Lipa ishte mysafire në programin televiziv britanik “Sunday Brunch”, të drejtuar nga Tim Lovejoy dhe Simon Rimmer.

Këngëtarja nga Shqipëria gjatë këtij emisioni ka folur për të kaluarën e saj, dhe për ushqimin e preferuar të saj, që është byrek dhe pite.

Ndërsa Dua provonte byrekun, prezantuesit kërkuan nga ajo që t’u mësonte disa fjalë shqip.

“Faleminderit dhe Mirëdita”, u shqiptuan shumë mirë nga dy prezantuesit e njohur, fjalë këto që ua mësoi këngëtarja.