Përzgjedhja e stafit akademik të UNT-së në kundërshtim me ligjin për Arsim të lartë.

Anëtarë të Komisionit Amë në Fakultetin e Shkencave Teknologjike janë ish kryetari i komunës së Tetovës nga radhët e PDSH-së, Murtezan Ismaili, Aleksandar Klimovski, djali i ish kreut të Parlamentit, Savo Klimovski dhe një profesor ndërkombëtar Andreas Schonberg.

Anëtarët e këtij komisioni kanë bërë përzgjedhjen e rektorit Aziz Pollozhani në vendin e punës.

profesor ordinar në lëmin e Nutricionizmit. Por siç ka njoftuar ALSAT, ish deputeti, ish ministri, ish ambasadori Pollozhani në jetën e tij profesionale nuk është marrë me këtë lëmi. Pollozhani ka diplomuar në mjekësi, ka doktoruar në menaxhment shëndetësor, ndërsa në USHT ka ligjëruar lëndët: Higjiena dhe Mjekësia Sociale. Se ku i kanë gjetur motivet që Pollozhanin ta zgjedhin profesor të Nutricionimit, shkencë që merret me të ushqyerit e shëndetshëm, Muretazan Ismaili, Aleksandar Klimovski dhe Shonberg duhet t’i sqarojnë opinionit publik ditëve në vazhdim. Poashtu duhet të japin sqarime se si kanë zgjedhur profesoren Bistra Netkova në fushën e komunikimit të punës, kur dihet se ajo është profesor e së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut si dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Çlidhje ka trafikimi i qenieve njerëzore me komunikimin në marrëdhëniet e punës sërish duhet të sqarojë Komisioni Amë.

Anëtarë të Komisionit Amë të Fakultetit të Shkencave Sociale janë: ish nënkryetarja e PDSH-së, Mirushe Hoxha, Otmar Holl dhe Lena Damevska. Këta anëtarë Rizvan Sulejmanin që ka doktoruar në fushën e integrimeve evropiane e kanë zgjedhur profesor të sistemeve politike bashkëkohore. Agron Kurtishin që ka magjistruar dhe doktoruar në fushën e komunikimit e kanë zgjedhur profesor në lëmin e politikës sociale, Fati Isenin që ka doktoruar në histori e kanë zgjedhur në lëmin e zhvillimit social, ndërsa juristen Kaltrina Zekollin në fushën e shkencave politike. Zgjedhjet e këtilla janë bërë në kundërshtim me Ligjin e Arsimit të Lartë i cili parashikon që në thirrjet mësimore asistent- doktorant, docent dhe profesor inordinar e ordinar mund të zgjidhet personi i cili ka shkallën përkatëse magjistër ose doktor shkence nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet.