Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka gati projektin e saj më të ri të cilin po e sjell në bashkëpunim me Chris Martin.

Kënga më e re e Duas do të publikohet më 2 qershor dhe për këtë gjë Dua është shumë entuziaste.

Në profilin e saj në Instagram, Dua ka publikuar trajlerin e këngës më të re, e cila do të jetë gjithashtu pjesë e albumit të saj.

Së fundi, këngëtarja ka publikuar këngën ‘Lost in your lights’ të cilën e kishte gjithashtu bashkëpunim me një artist e që është Miguel.