Me siguri qё tё paktёn njё herё ju ka ndodhur tё keni ndjesinё sikur njё gjilpёrё ju pickon nё duar e kёmbё, pas njё pozicioni tё keq nё gjumё ose pasi qёndroni pёr shumё orё nё njё vend.

 

Mё poshtё do tё gjeni disa arsye pёr duart dhe kёmbёt qё mpihen.

Kapje nervore

Njё nerv i bllokuar nё qafё apo nё kuriz mund tё bёhet shkak pёr dhimbje apo mpirje tё duarve dhe kёmbёve. Njё nerv mund tё bllokohet pёr shkak tё njё dёmtimi, tё pozicionit tё keq tё trupit etj.

Mungesa e vitaminave

Nёse vini re se duart mpihen vazhdimisht ёshtё e mundur tё keni mangёsi tё vitaminёs B12. Paralelisht mund tё ndiheni vazhdimisht tё lodhur dhe tё vuani nga anemia. Rzultatin do e tregojё njё analizё e pёrgjithshme gjaku, pёr tё parё nёse e keni tё nevojshme kurёn me vitamin B12.

Sindroma e kyçit së dorës

Nё rast se pёrdorni shumё tastierёn e kompjuterit ose njё veprim tjetёr pёrmes tё cilit i ushtroni shpesh kyçit tuaj forcё atёherё menjёherё fillon dhe krijohet mpirja. Nё rast tё njё diagnose tё tillё bёni mirё tё bёni disa ndryshime nё aktivitetet tuaja tё pёrditshme.

Stenozë e mesit

Stenoza e mesit është një gjendje degjenerative nё tё cilёn gjerësia e kanalit kurrizor reduktohet, duke ushtruar presion nё nervat e mesit. Simptomat tipike tё saj janё mpirja dhe dobësia e muskujve në këmbë.

Mosfunksionimi i gjёndrёs teroide

Kur gjёndra teroide nuk funksionon ashtu siç duhet ju ndjeni mpirje, lodhje, ftohtё, tharrje tё lёkurёs e rrёnie tё flokёve. Nё kёtё rast duhet patjetёr tё ndiqni njё kurё farmaceutike.

Sklerozё e shumfishtё

Nёse ndjeni vazhdimisht vёshtirёsi muskulare nё kombinim me mpirje mos e neglizhoni vizitёn te mjeku. Terapitё moderne trajtonё kёto simptoma dhe parandalojnё përparimin e sëmundjes.