Dugolli mbetet në paraburgim

Gjykata themelore “Shkupi 1” pritet më së voni deri sonte të publikojë vendimin mbi arsyet e arrestimit të shefit të Protokollit në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Gafurr Dugolli, si dhe të merret një vendim për lirimin e ti, apo për fillimin e procedurës së ekstradimit në Serbi, në shtetin nga i cili edhe është lëshuar flet-arresti. Nga momenti i shqiptimit të masës së paraburgimit, duhet të kalojnë 48 orë për të vendosur rreth hapave të mëtutjeshëm juridik. Alsat ka kontaktuar vëllain e të arrestuarit, Bujar Dugolli. Këtë veprim të autoriteteve maqedonase ai e ka konsideruar si të padrejtë, duke thënë se ekziston marrëveshje dypalëshe mes dy shteteve dhe nuk ka aësye që të zbatohet një urdhër-arrest i Serbisë, nga Maqedonia.

“Ne padyshim presim që autoritetet maqedonase një këmbë e më parë të ta lirojnë vëllaun tonë, për faktin që ai si pjesëtar i UCK-së ka bërë një luftë të drejtë për vendin e vet, për popullin e vet, dhe në këtë cështje shteti i Maqedonisë duhet të respektojë qytetarët e Kosovës sepse ka marrëdhënie bilaterale dhe ka njohje reciproke. Dhe të mos provokojë situata dhe të heqë dorë nga zbatimi i flet-arresteve të Serbisë për qytetarët e Kosovës”, tha Bujar Dugolli, vëllai i Gafurr Dugollit.

Bujar Dugolli thotë se arrestimi i vëllait të tij është papërgjegjshmëri e autoriteteve maqedonase, por ai gjithashtu thotë se vetëm për shkak ditëve të fundjavës, nuk ka arritur të takojë asnjë person përgjegjës për këët cështje, edhepse dje qëndroi në Shkup.

“Po jo, faktikisht, ky është edhe nëj problem tjetër më vete për sistemin e drejtësisë në Maqedoni. Nëse ka ditë vikendi, ata thjeshtë janë shumë të relaksuar në pushimet e veta dhe preokupohen për të drejtat dhe liritë e qytetarëve, posacërisht shtetasve të huaj”, tha Bujar Dugolli, vëllai i Gafurr Dugoliit.

Gafur Dugolli mbrëmjen e së premtës ka ardhur në Maqedoni për të marrë vizën për udhëtim në Shtetet e Bashkuara dhe befas është arrestuar nga autoritetet maqedonase./Alsat-M