Dy anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bedredin Ibrahimi dhe Violeta Duma mund të pensionohen para zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit.

Kuvendi i ka njoftuar se ata kanë përmbushur vitet e nevojshme dhe duhet të dalin në pension, por dy anëtarët e KSHZ kanë kthyer përgjigje se duan të vazhdojnë edhe një vit me punë në këtë institucion. Por, sipas Dnevnik në përgjigjen e Kuvendit u bëhet me dije dy anëtarëve se duhet të lëshojnë detyrën dhe se këtë duhet ta bëjnë para zgjedhjeve.

Me këtë paralajmërohet se Kuvendi së shpejti mund të zgjedh dy anëtar të rinj të KSHZ, njëri i propozuar nga LSDM dhe tjetri nga PDSH. (INA) o