Tifozët e Kombëtares kanë në dispozicion 1200 bileta për ndeshjen ndaj Lihtenshtajnit, e cila luhet me 6 tetor ne Vaduz.
Federate Shqiptare e Futbollit (FSHF) pas negociatave me drejtuesit e Federatës së Lihtenshtajnit ka arritur të sigurojë 1200 bileta për këtë sfida, rreth 20 për qind të stadiumit, ndërkohë që rregullorja nuk parashikon më shumë se 5 për qind të kapacitetit.

Lajmi është pritur me entuziazëm nga pala shqiptare që është e bindur se kërkesat për këtë sfidë ne qendër të Evropës do jenë shumë të larta.

FSHF është duke menduar që shumicën e biletave t’ua japë në dispozicion ‘Tifozëve Kuq e Zi’, ndërkohë që nga ana tjetër parashikohet që shumë shqiptarë që jetojnë ne Francë ose Gjermani të jenë të pranishëm në këtë sfidë.