Donika Kadaj-Bujupi, gjatë një fjalimi në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje!, ka zyrtarizuar aderimin e saj në këtë parti.

Lëvizja Vetëvendosje! në faqen e vet zyrtare në “Facebook” ka postuar një fotografi të Kadaj-Bujupit me disa fjalë urta.
 
 
Ja postimi i plotë i Lëvizja Vetëvendosje! në “Facebook”:
 
 
Donika Kadaj-Bujupi:
 
 
Më lejoni që ta përmbyll këtë fjalë me thënien: “Po të më jepej mundësia të zgjedhja në mes të paqes dhe drejtësisë, do të zgjedhja drejtësinë”. Të dashur miq në rrethanat e krijuara, unë u përcaktova për drejtësinë dhe mu për këtë sot jam këtu në mesin tuaj”!