Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje! ka dalë me një qëndrim sa i përket situatës së fundit politike në vend dhe bashkëpunimit me dy partitë tjera opozitare.

Këshilli i Përgjithshëm kërkon vazhdimin edhe më intensiv të përpjekjes për ta krijuar një alternativë të bashkuar, e cila do t’i përfshinte Vetëvendosje!-n, AAK-në, Nismën dhe personat e organizatat e interesuara të shoqërisë civile që nuk pajtohen me këtë gjendje. “Lëvizja Vetëvendosje! si subjekti që ka organizuar më së shumti protesta në Kosovën e pasluftës, e mirëpret çdo protestë që organizohet në Kosovë. Por, gjendja në Kosovë nuk do të përmirësohet pa rrëzimin e kësaj qeverie. E largimi i saj nuk do të bëhet asnjëherë përmes koketimit me partitë në pushtet, por përmes rezistencës qytetare të vendosur e të pakompromis. Prandaj, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje! nxjerr përfundimet që para se të vendoset e diskutohet në lidhje me pjesëmarrjen e Vetëvendosje!-s në protestën e paralajmëruar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e rëndësishme që: Të krijohet alternativa  e bashkuar, e cila përveçqë do të ofronte alternativë të qartë kundër regjimit që po e kundërshtojmë, do ta forconte jashtëzakonisht shumë kampin e rezistencës dhe do të prodhonte protesta masive e të fuqishme. Bashkimi i opozitës me individë e organizata të shoqërisë civile do të ngjallte shpresë te qytetarët dhe do t’i nxirrte ata në rrugë me entuziazëm e vendosmëri për ta rrëzuar qeverinë”, është thënë në qëndrimin e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje!.

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje!, i mbledhur më 17 prill 2016, nxjerr përfundimet e mëposhtme:

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje! mbështet fuqishëm përpjekjen e Kryesisë së Lëvizjes për të forcuar bashkimin e opozitës dhe shoqërisë civile në rezistencën e pakompromis ndaj kësaj qeverie dhe projekteve të saj të dëmshme për Kosovën.
Këshilli i Përgjithshëm kërkon vazhdimin edhe më intensiv të përpjekjes për të krijuar një Alternativë të bashkuar e cila do të përfshinte Vetëvendosje!-n, AAK-në, Nismën dhe personat e organizatat e interesuara të shoqërisë civile që nuk pajtohen me këtë gjendje. Kjo do të kthente shpresën që në Kosovë qeverisja ndryshe është e mundshme dhe do të ndikonte fuqishëm në mobilizimin e qytetarëve për ta rrëzuar qeverinë aktuale.
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje! mirëpret dhe vlerëson edhe iniciativën e ditëve të fundit, për një koalicion progresist ku do të përfshiheshin subjektet dhe individët që mbështesin konceptet socialdemokrate dhe liberale në politikë dhe qëllimi i së cilës Alternativë do të ishte: demokracia shoqërore, përballë shtetit autoritar; integrimi i vërtetë i serbëve përballë ndarjes etnike dhe shtrirjes së kontrollit të Serbisë në Kosovë; ekonomia e zhvilluar që bazohet tek prodhimi përballë privatizimit abuziv të ekonomisë; çlirimi i institucioneve dhe ndërmarrjeve publike përballë kapjes së shtetit nga koalicioni PDK-LDK-Srpska; drejtësia shoqërore  përballë  padrejtësisë shtetërore dhe diskriminimit; etj. Një koalicion i tillë paravajtës, do të sillte frymë emancipuese në Kosovë.
Si pasojë e gjendjes së rëndë të krijuar dhe  në  funksion  të  zgjidhjes, normalizimit dhe konsolidimit të përgjithshëm kombëtar e shoqëror, protestat janë të domosdoshme dhe të pashmangshme. Qytetarët nuk do të durojnë pafundësisht këtë gjendje dhe rrjedhimisht do të organizohen e mobilizohen.
Lëvizja Vetëvendosje! si subjekti që ka organizuar më së shumti protesta në Kosovën e pasluftës, e mirëpret çdo protestë që organizohet në Kosovë. Por, gjendja në Kosovë nuk do të përmirësohet pa rrëzimin e kësaj qeverie. E largimi i saj nuk do të bëhet asnjëherë përmes koketimit me partitë në pushtet, por përmes rezistencës qytetare të vendosur e të pakompromis.
Prandaj, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje! nxjerr përfundimet që para se të vendoset e diskutohet në lidhje me pjesëmarrjen e Vetëvendosje!-s në protestën e paralajmëruar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e rëndësishme që:
Të krijohet Alternativa  e bashkuar, e cila përveç që do të ofronte alternativë të qartë kundër regjimit që po e kundërshtojmë, do të forconte jashtëzakonisht shumë kampin e rezistencës dhe do të prodhonte protesta masive e të fuqishme. Bashkimi i opozitës me individë e organizata të shoqërisë civile do të ngjallte shpresë tek qytetarët dhe do t’i nxirrte ata në rrugë me entuziazëm e vendosmëri për ta rrëzuar qeverinë.
Me koketime dhe flirtime eventuale me partitë e pushtetit nuk do ketë sukses kauza opozitare dhe nuk do të ndalet e keqja në Kosovë nëpërmjet bisedimeve të fshehta me shkaktarët e krizës. Ky pushtet ka arritur në përmasat e një regjimi autoritar dhe si i tillë ai duhet të dorëhiqet apo të hiqet. Duhet të sqarohen flirtimet me partitë në pushtet para se të vazhdojmë me veprimin e përbashkët opozitar, që do të manifestohej me protesta.
Sot, kur Kosova po rrezikohet nga brenda e nga jashtë, bashkimi i kundërshtarëve të kësaj qeverie është i domosdoshëm. Lëvizja Vetëvendosje! është e gatshme që të angazhohet pa kursim dhe me vetëmohim e sakrificë, për ta mundësuar dhe funksionalizuar këtë bashkim. U bëjmë thirrje për angazhim e mobilizim, të gjithë shqiptarëve që e kuptojnë dhe nuk duan ta durojnë tradhëtinë që po u bëhet kundër kombit e vlerave të tij, kundër Republikës dhe idealeve tona. Vetëm përmes bashkimit do të mund t’i realizojmë edhe synimet që duken të pamundshme.

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje!
17 prill 2016, Prishtinë