Shkruan Shefik Duraku (Udhëheqës i Departmentit për Informim – Aleanca për Shqiptarët)

Për ata që thanë se Aleanca nuk qenka për BE dhe NATO

Në atë ,,evropën tuaj” të korruptuar dhe me dosje në prokurorin specjale,ku gjysma e qeverisë janë me dosje kriminale?
Në atë ,,europën tuaj” ku vrasësi i Almirit merr denim simboli?

Në atë ,,europën tuaj” ku për çdo ditë rinia ikin në Europën e vërtetë ku ka punë,ku ka drejtësi dhe ka jetë për të gjithë përveç kriminelve.

Në atë ,,europën tuaj” ku në tenderë ndërkombtarë paraqitet vetëm një ofertues dhe pastaj e prishni tenderin se ju kapën ,,me presh në dorë”

Në atë ,,europën tuaj” ku nuk mundeni një nënshkrim ti vendosni një ligji për të cilin shqiptarët dhanë jetën?

Në atë ,,europën tuaj” ku jeni bërë bashkë me Besën të cilën e quanit ,,islamiste e gyleniste” të formuar nga Mijallkovi?

Në atë ,,europën tuaj” ku doni me ,,plasë nda dashnia” ndaj Menduh Thaçit të cilin në 2001 e kishit në listën e tradhtarëve të kombit?

Në atë ,,europën tuaj” ku burgjet janë plot me shqiptarë të pafajshëm?

Në atë ,,europën tuaj” ku qyteti më i madhë pas shkupit,Tetova nuk ka ujë për të pi dhe po mbytet nga mbeturinat.

Në atë ,,europën tuaj” ku të hanë qentë endacak?

Në atë ,,europën tuaj”………….?

JO FALEMINDRIT

#Aleanca është për BASHKIMIN EUROPJAN ku sundon shteti i së drejtës,ku ka punë për të gjithë,ku rinia kanë perspektivë,ku qytetarët kanë ujë për të pi dhe kanë kabalizime e rrugë…
#Aleanca është për Europën e Robert Shumanit dhe Zhan Monesë

-nuk duam atë ,,europën tuaj” të korruptuar e të kalbur deri në palcë ku krimineli nderohet dhe qytetarin e rëndomtë e hanë qentë endacak..