Përderisa ngrënia e një diete me vlera të larta ushqimoer, ushtrimet fizike dhe konsumimi i sasive të mëdha të ujit njihen si mënyra të përgjithshme për të qëndruar të shëndetshëm dhe në formët ë mirë fizike, çdo kulturë i ka idetë e tyre se si duhet të mirëmbahet një figurë e shëndetshme.

Japonezët i ndjekin disa rregulla për këtë, dy prej të cilave janë më thelbësore, dhe që nëse i ndiqni edhe ju, do të humbni peshë dhe do të jeni shumë më të shëndetshëm.

Shmangni konsumimin e lëngjeve gjatë ushqimit

Shumica e njerëzve në Japoni e shmangin konsumimin e lëngjeve të çfarëdoshme gjatë kohës kur hanë, pasi që besojnë se është e keqe për sistemin e tretjes. Por, mos harroni se trupin tuaj mund ta furnizon me lëngje të ndryshme për ushqimit që e hani, si p.sh., frutat, perimet dhe supa.

Dushi i nxehtë jua zgjat jetën

Kujt nuk i pëlqen një dush i nxehtë? Dushi i nxehtë jua relakson muskujt, jua përmirëson qarkullimin e gjakut dhe bën të ndjeheni të relaksuar. Shumë japonezë thonë se dushi i rregullt i ngrohët është thelbësor për lëkurë të pastër, sistem më të mirë të tretjes dhe për një jetë më të gjatë. Temperatura ideale besohet të jetë diku rreth 37 gradë celsius.