Jasir Hasani do të qëndrojë te AIK në Suedi të paktën deri më 30 gusht. Për shkak të pandemisë COVID-19, Partizani ka pranuar kërkesën e skuadrës nordike që futbollisti që qëndrojë deri në përfundim të sezonit, para se të vendosë përfundimisht nëse do ta blejë kartonin e tij. Më poshtë njoftimi i Partizanit:

“Klubi njofton kohëzgjatjen e huazimit të Jasir Asanit te klubi AIK. FK Partizani dhe AIK, në marrëveshjen e re të nënshkruar mes palëve kanë vendosur të shtyjnë afatin e huazimit deri në 30 gusht 2020, me të drejtën e blerjes në fund të lojtarit nga gjigantët suedezë, AIK. Marrëveshja e re, e cila është konkretizuar me pëlqimin e dy klubeve dhe lojtarit Jasir Asani, ka ardhur si pasojë e ndërprerjes prej më shumë se 2 muaj të aktiviteteve zyrtare të futbollit për shkak të situatës së krijuar nga COVID -19. Jasir Asani, i cili u shpall kampion i Shqipërisë me të kuqtë, iu bashkua klubit të AIK në Janar të 2020, skuadër me të cilën debutoi me gol në ndeshjen zyrtare të kupës së Suedisë ndaj Kalmar.”