Pas 47 ditëve në qytetin e Dibrës vërtetohet rasti i ri me virusin Korona pozitiv sipas kryetarit të Shtabit Operativ, Hekuran Duka, bëhet fjalë për një grua nga fshati “Kosovrast i poshtëm”, e cila para disa vitesh ka qenë e operuar nga tumori në kokë, pacientja është kontrolluar në spitalin e Dibrës, e cila ka qenë me temperaturë 40 gradë, të njëjtën nga spitali i Dibrës e dërgojnë në klinikën e Shkupit ku e njëjta vërtetohet me virus pozitiv.

Pas konstatimit me virus pozitiv, sot nga shërbimi epidemiologjisë së Dibrës janë marrë nëntë brisqe për konstatimin e gjendjes me virusin Kovid-19 të të afërmve të saj dhe personave që ka pasur kontakt.

Hekuran Duka më tej nënvizoi se duhet shtuar kujdesi, sepse nga ky rast mundet që virusi Korona të marrë përmasa edhe më të mëdha në qytetin e Dibrës.