Qindra qytetarë i janë drejtuar ditët e fundit qendrës shëndëtësore në Deçan të Kosovës me simptoma helmimi. Edhe pse raportimet e para treguan ujin e pijshëm si shkakun kryesor të helmimit, autoritetet deklaruan se ai nuk ishte i ndotur, çka ka shtuar dyshimet që helmimi mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Pamjet e publikuara në mediat kosovare tregojnë së kapaku i betonit të një pusete ishte gjysmë i hapur, i lëvizshëm dhe i pasiguruar. Por, zyrtarët e ujësjellësit kanë mohuar kategorikisht se ato puseta mund të keqpërdoren lehtësisht nga çdo person.

Ajo çka shton më shumë dyshimet është se pronari i një restoranti, 500 metra në rrugë larg këtyre pikave të ujit tha se më 27 qershor ka parë dy serbë.

Sipas pronarit, ata kishin një sjellje të çuditshme e të dyshimtë dhe për këtë arsye ai kishte njoftuar Policinë e Deçanit dhe iu kishte dërguar pamjet e kamerave të sigurisë, për t’i identifikuar ata.

Një ditë më pare, ministri i Shëndetesisë, Arben Vitia bëri të ditur se monstra të ujit do të dërgohen jashtë vendit për analiza më specifike.

Mbi 1500 qytetarë i janë drejtuar ditët e fundit qëndrës shëndëtësore në Deçan me simptoma helmimi.