ipas prokurorisë italiane dy shpërthimet e shkaktuara nga dy bomba letre në Romë kanë mundësi të kenë më shumë lidhje me një akt demostrativ nga ana e anarkistëve.

Dy shpërthime kanë ndodhur në rrugën Marmorata në Romë pranë zyrës postare. Një automjet është dëmtuar ndërsa nuk raportohet për të plagosur. Shpërthimi është provokuar nga një bombë letër e vendosur mes dy automjeteve në parkingun e zyrës postare. Sipas hetuesve italianë pista më e mundur është ajo anarkike dhe akti synonte vetëm të shkaktonte panik dhe jo të plagoste njerëz apo dhe dëme materiale
Prokuroria italiane konsideron se për llojin e bombës së përdorur dhe objektivit të zgjedhur, pra zyra postare e cila ka qenë dhe disa herë të tjera në qendër të këtyre sulmeve, pista e anarkistëve është ajo më e mundshme. Mediat italiane shkruajnë se njësitë anti terrorizëm do të nisin hetimet sapo të kenë mbledhur gjithë informacionet e policisë.
Por gjithësesi ende askush nuk e ka marrë përsipër këtë sulm dhe në kreqytet është rritur gjendja e gadishmërisë nga ana e policisë por nuk është vendosur gjendje alarmi.
Zyrat postare janë evakuar dhe telekamerat e sigurisë janë marrë nga agjentët të cilët po përpiqen të identifikojnë autorët, ndërsa nga të dhënat e para rezulton se bombat janë vendosur poshtë një furgoni.