Ish futbollistët e mirënjohur, Kujtim Shala dhe Ardian Kozniku, janë dy emra që nuk harrohen kurrë në historinë e futbollit qoftë të Kosovës qoftë të Kroacisë.

Sot janë në fotografi bashkë pikërisht në kryeqytetin kroat, Zagreb, duke e pritur me mjaft kërshëri sfidën ndërmjet Kroacisë e Kosovës, e cila luhet nesër në orën 20.45 në stadiumin në ‘Maksimir’ të Zagrebit, e vlefshme e grupit I për xhiron e shtatë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’.

Të dytë janë me ndjenja të përziera, sepse si njëri po ashtu edhe tjetri kanë kaluar periudha fantastike si në Kosovë po ashtu edhe në Kroaci.  Fundja, janë dy shqiptarë që sot përkulen kroatët para tyre.