Edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski gjatë festave të Bajramit praktikonte shkuarjen në xhami. Ai në vitin 2006 – 2007 shkoi në xhami bashkë me liderin e PDSH, Menduh Thaçi. Por me politikat e viteve të fundit të Gruevskit, ai kishte injoruar ta bëjë këtë.

Por nga ana tjetër, ai nuk kishte lënë vend për të shkuar në xhamitë ku kishte besimtarë myslimanë të etnitetit shqiptar, pasi që ishte person i padëshirueshëm.

Gruevski megjithatë shkonte në xhami për festa, por vetëm tek xhamia e Shuto Orizarës, ku shoqërohej nga deputeti i komunitetit rom Amdi Bajram, një aleat i deritanishëm.