Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 854 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 111 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë me koronavirus. Një paciente nga Struga në moshën 53 vjeçe dhe një pacient nga Prilepi në moshën 80 vjeçe.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar brenda 24 orëve ka regjistruar 6 pacient të shëruar.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 3025, prej të cilëve 1646 janë shëruar kurse 153 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në vendin tonë ka 1226 raste aktive.