Shkruan: Qenan Alìu

Miq të dashur,Padrejtësitë herdo kurëdo Zoti e bënë që të përmirësohen. Përmirësimi vjen duke arritur e Vërteta. Paradigma e fuqive të mëdhaja është drejtë arritjes të së Vërtetës. Pas pak konfrontimeve në shtetet e Ballkanit do të fillojë të funksionojë Liria dhe Demokracia, kjo nënkupton funksionimin e shtetit të së drejtës , shtetit ligjorë dhe çrënjosjen e korrupsionit. E ardhmja për shqiptarët për një interval kohor një dekadësh do të zhvillohet në kuadër të këtyre kornizave :- – Shqipëria nuk do të mundë të anëtarësohet në Bashkimin Europian pa Bashkimin me Kosovën ; – Sërbia nuk do të mundë të anëtarësohet në BE pa e pranuar Kosovën si shtet të pavarur apo të drejtën e sajë për Vetëvendosje. Sërbia nuk do të mundë të arijë Ratifikimin e aderimit të sajë për në BE nga Budenstagu Gjerman , pa pranimin e Kosovës si anëtare e barabartë në OKB ; – Bashkimi i Tokave Shqiptare nuk do të bëhet e plotë pa shqiptarët e Maqedonisë. Maqedonia si tampon zonë akoma është në studimin tolerant të interesave të fuqive të mëdhaja për zhbërjen e sajë. Hajnitë galopante që u parktikuan në këtë shtet nga një establishment kriminal politik një dekadësh, këtë vend e sollën në ngërç duke ia dhënë premisën e një shteti që nuk mund të funksionojë mbase vlerësohet edhe si shtet i dështuar ; – BE dhe SHBA-të preferojnë një ushtri shqiptare një kombëtare për shqiptarët, një shtet për shqiptarët dhe një pasaportë për shqiptarët. Kjo do të ishte Një shtet Natyral sipas Pavarësisë së vitit 1912,siç e ka etabluar Platforma e Prof.Dr. K. Danaj . Fatkeqësia për shqipatarët është fakti se establishmentet politike të cilat drejtojnë qeverisjet janë thellësisht të korruptuar dhe të inkriminuar në abuzime me ushtrimin e pushteteve. Në vazhdim aktualisht do të vijojë DEKRIMINALIZIMI i politikës në viset shqiptare dhe më gjërë në Ballkan , me anë të zbatimit dhe monitorimit permanent të rreformave nga BE dhe SHBA-të. Sfida vazhdon !