E hëna, ditë e vështirë për Talatin.Paralajmërohen bllokada

Kanditati i BDI-së për kryeparlamentar Talat Xhaferi nesër do ta ketë një ditë të vështirë.

Njëri nga organizatorët e protestave të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, Bogdan Ilievski, sot nga sheshi “Maqedonia” theksoi se nuk mund të zgjidhet për kryetar të Kuvendit një person që nuk distancohet nga Deklarata e Tiranës dhe nuk e dënon atë.

Ai nuk shpjegoi se në cilën mënyrë do të ndalojnë të zgjidhet kryetari i Kuvendit, por theksoi se deri tani protestat e tyre kanë dhënë rezultat dhe sipas tij, po ndjehet presioni i madh i popullit. (INA)