Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i refuzoi të gjithë ankesat e dorëzuara për rrethin e parë nga zgjedhjet lokale që u mbajtën më 15 tetor 2017, përcjell Fol.

Zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska për AIM deklaroi se seanca ka përfunduar mëngjesin e sotëm dhe se janë refuzuar të gjithë ankesat.

Deri te KSHZ-ja janë dorëzuar 46 ankesa prej të cilëve 43 kishte dorëzuar OBRM-PDUKM, por para fillimit të seancës së djeshme janë tërhequr tre dhe një gjatë seancës. Pas një ankese dorëzuan edhe TMRO, Aleanca për Shqiptarët dhe E Majta.

Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të dorëzohet padi deri te Gjykata Administrative, në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit, ndërsa Gjykata Administrative, madje pas pranimit të ankesës është i detyruar të marrë vendim në afat prej 48 orëve.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor. /Fol/