Pronari i stadiumit “Mladost” në Strumicë, Slavco Vaskov – Pinda ka thënë për “Lajm” se ndeshja Maqedoni-Shqipëri, e vlefshme për eliminatorët e Kupës së Botës në Rusi në vitin 2018 do të luhet në Strumicë.

“Fjala përfundimtare është se sigurisht ndeshja Maqedoni-Shqipëri do të luhet në stadiumin Mladost në Strumicë. Më 25 gush kemi një kontrollë rutine nga UEFA dhe më 5 shtator kjo ndeshje do të luhet në Strumicë”, ka thënë për “Lajm”, pronari i stadiumit “Mladost” në Strumicë, Slavco Vaskov – Pinda. /lajm