Gjykata penale ka vendosur se nuk ka paraburgim për ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt Mile Janakieski, Gordana Jankullovska dhe sekretarët e përgjithshëm të qeverisë, Martin Protugjer dhe Kirill Bozhinovski, të gjithë të akuzuar për ryshfet në zgjedhje, si dhe shkelje të së drejtës për të votuar.

Gjykata mori vendim që të akuzuarve t’u merret pasaporta dhe një herë në javë të paraqiten në Gjykatë.

Lidhur me vendimin e Gjykatës Penale Prokuroria Speciale Publike ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Apelit.